Ish-ministri Koka lihet në burg nga Gjykata e Posaçme për inceneratorët
Foto: Denion Ndrenika
Shqipëri

Ish-ministri Koka lihet në burg nga Gjykata e Posaçme për inceneratorët

Denion Ndrenika/RTK

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u la në burg me masë të sigurimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Zoti Koka është arrestuar nga Prokuroria e Posaçme SPAK me akuzën "shpërdorim detyre”, “pastrim të parave” dhe korrupsion” për favorizimin e kompanive fituese si koncesionare për Elbasanin të të njohurës çështje e  mbeturinëdjegësve, ndryshe inceneratorët.

Gjykata e Posaçme e Apelit nuk e ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme pasi zotit Koka, SPAK i atribuoi përfitimin e ryshfetit me kompani fiktive të familjarëve dhe të njohurve të tij.

Gjykata e Posaçme e Apelit, sipas korrespondentit të RTK-së Denion Ndrenika, komunikoi përmbledhtas se në datën 18 maj 2022, pra sot, çështjen nr. 14, datë 10.05.2022 regjistrimi duke dhënë inicialet e personave dhe jo emrat.

Objekti është “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal”, në ngarkim të personave nën hetim A.M., S.C., P.A., L.K., E.K., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Ilirian Olldashi.

Kësisoj saktësohet nga Gjykata e Posaçme e Apelit miratimi i vendimit nr. 22, datë 26.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë

për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për disponimet lidhur me ankuesit L.K., P.A., A.M., E.K. dhe S.C..

Miratimin e vendimit nr. 23, datë 31.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për disponimet lidhur me ankuesit L.K., P.A., S.C.

Dhe miratimin e vendimit nr. 34, datë 09.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për disponimet lidhur me ankuesen E.K.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Shqipëri