Sot në orën 18:00, Donjeta Sadiku bokson në gjysmëfinale të Botërorit
Sport

Sot në orën 18:00, Donjeta Sadiku bokson në gjysmëfinale të Botërorit

Uran Krasniqi/RTKLive

Boskierja kosovare, Donjeta Sadiku do të dalë sot në ringun e boskit për t`u përpjekur që ta prekë finalen e Botërorit që po mbahet në Stamboll.

Meçi zhvillohet nga ora 18:00. 

Rruga e Sadikut deri në gjysmëfinale kaloi nëpër tri pengesa, meçe këto që Sadiku i fitoi. Ajo në çerekfinale të kategorisë deri 60 kilogramë e mposhti boksieren nga Tajvani, Shih-Yi Wu. Paraprakisht ajo fitoi bindshëm ndaj Jocelyne Tshamala të Kongos. Kampionatin Sadiku e kishte nisur me fitore ndaj japonezes, Ayska Taguchi.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, ka vlerësuar se boksierja, Donjeta Sadiku po rikthen rezultatet e gjeneratës së artë të boksierëve nga Kosova, të cilët prekën majat e suksesit gjatë viteve të 70-ta e të 80-ta.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa