Pikëpajtim për propozimet dhe votimet për presidentin e ri
Foto: Denion Ndrenika
Shqipëri

Pikëpajtim për propozimet dhe votimet për presidentin e ri

Denion Ndrenika/RTK

Në Shqipëri në kryesinë e Kuvendit, zhvillohen negociatat për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Qeveria dhe opozita u pajtuan që të propozojnë ndërsjelltas kandidatë dhe të kenë barazi seancash.

Opozita do të propozojë 3 seanca për të shmangur votimin e thjeshtë me 71 vota, pra qeveria nuk paraqet emra kandidatësh.

Negociatat për zgjedhjen e Presidentit të ri përfshijnë grupet e deputetëve socialistë qeveritarë, demokratë opozitarë dhe partitë e tjera kuvendare, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Kryetarët e deputetëve socialistë Taulant Balla dhe demokratë Enkelejd Alibeaj u ndanë për formën e negociatave dhe paraqitjes emërore dhe kriteriale të kandidatëve për president.

"Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju, ne nuk po propozojmë deri në raundin e tretë. Bëni si ta doni ju. Mos harroni nëse doni të konsultoni ndonjë emër me ne na njoftoni kur. Nëse doni të ecni në mënyrë ekskluzive, atëherë ramë dakord, pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë. Në raundin e katërt e ka thënë Kushtetuta si zgjidhet"-tha zoti Balla.

Pas kësaj Alibej, kryetar në detyrë i deputetëve dhe i Partisë demokratike tha se "po, pranojmë" dhe i kujtoi kolegut Balla "ki parasysh se çdo shkelje siç e ke lexuar, e këtyre rregullave është shkelje e marrëveshjes".

Ndërkaq, zoti Balla tha se të drejtën e propozimit e ka çdo palë si edhe sipas nenit 86 të Kushtetutës për mbështetje të një kandidati nga 20 deputetë:

"Kanë mbetur edhe 4 raunde. Kemi pasur dëshirën të ulemi si sot, veçmas. Që presidenti të zgjidhet duhet të gëzojë të drejtën e 20 firmave. I keni ju 20 firmat sipas procedurës? Silleni kandidatin, opozita mund të sjellë 3 kandidatë. Kjo është gjë e mirë. kështu jemi të barabartë. Ne nuk do të propozojmë kandidatë pa propozuar më parë ju. Ju do të propozoni ne do e mendojmë dhe kemi edhe ne të drejtën e propozimit”

Alibeaj i demokratëve theksoi se nuk ka kuptim që të zgjidhet presidenti vetëm me votat e qeveritarëve:

"Mendja juaj është raundi i katërt dhe i pestë. Duke qenë se keni lëshuar mesazhe bashkëpunimi iu përgjigjëm. Propozimin na e jep Kushtetuta dhe jo ju. Na e jep Kushtetuta. Me 20 firma propozohet një emër, depozitohet, mblidhet Komisioni i Ligjeve dhe vazhdon historie. Tre raundet e para duhet që propozimi të jetë i opozitës"-tha ai.

Raundi i dytë pas dështimit pa kandidatë në 16 maj, zhvillohet në 23 maj në orën 18.

Nëse presidenti nuk zgjidhet në tri raundet e parë nga 84 prej 140 deputetë, në raundet 4 dhe 5 mjaftojnë 71 vota.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Shqipëri