13:10 / 18.05.2022
Timber në objektiv të Manchester United
Uran Krasniqi/RTKLive
Mbrojtësi i Ajax-it, Jurrien Timber është në objektiv të Manchester United.
Sipas Mirror, bisedimet për 20-vjeçarin holandez besohet se po zhvillohen mes dy klubeve.
United më herët i mori Ajax edhe trajnerin, Erik ten Hag.
Timber është qendërmbrojtës, por ai mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë.
Timber bëri debutimin e tij për Ajax më 7 mars 2020 në një fitore 3–1 ndaj SC Heerenveen. Ai shënoi golin e tij të parë në karrierë për Ajax kundër Emmen më 2 maj 2021.