SPAK-u po heton për 832 vepra penale korrupsioni, përfshi zyrtarë
Denion Ndrenika/ RTK
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja tha në Tiranë se asnjë rast në mesin e 80 për qindëve që janë në hetim nuk ka dijeni për këtë proces.
Ai thekosi se hetimi proaktiv është koncept i gjerë, që do të thotë se subjekti nuk ka asnjë dijeni se është duke u hetuar.
"80 % të rasteve që kemi në dorë janë hetim proaktiv, pra personi nuk ka dijeni. Nëse i referohemi shifrave, janë nën hetim 832 vepra penale për korrupsion"-saktësoi ai.
Zoti Kraja i paraqiti disa të dhëna me karakter raportues në Komisionin e Këshillit Kombëtar të Integrimit.
Për punën njëvjeçare të SPAK-ut, drejtuesi vëreti se ka pasur suksese duke theksuar arrestimin si dhe mbetjen në burg nga Gjykata e Posaçme të akuzuar për korrupsion ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe deputeti socialist Alqi Bllako.
SPAK-u ka dërguar në gjykim brenda 4 muajve 11 procedime penale që sipas drejtuesit Kraja, tregojnë se SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit BKH janë në gatishmëri.
"Në lidhje me veprat penale të korruspionit të zyrtarëve të lartë, mund të përmendim zyrtarë në statusin e ish-ministrit, deputetit dhe janë tre kryetarë bashkish. Jemi në fushë të ngatërruar. Janë kryer hetime ndaj disa subjekteve. Në këtë periudhë janë dënuar një gjyqtar dhe 2 prokurorë. Janë nën hetim 3 ish-gjyqtarë dhe janë në gjykim tre ish-gjyqtarë të Kushtetueses", tha ai.