Gerrard i lumtur me përparimin e Aston Villas, por kërkon ende kohë
Sport

Gerrard i lumtur me përparimin e Aston Villas, por kërkon ende kohë

Uran Krasniqi/RTKLive

Steven Gerrard është i kënaqur me përparimin që Aston Villa ka bërë nën drejtimin e tij, por ai pranon se do të duhet kohë për të arritur ato atje ku dëshiron.

“Është një proces. Ne po përmirësohemi, por do të duhet kohë. Duhen transferime. Nuk mund të ndryshojmë brenda natës. Por unë mendoj se ne kemi elementet për t'u bërë një ekip vërtet i fortë në këtë ligë", ka thënë Gerrard.

Kur kampionati po shkon drejt fundit Aston Villa gjendet në pozitën e katërmbëdhjetë.  

Aston Villa pret Burnleyn sonte përpara se të shkojë te kampionët Manchester City.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa