13:49 / 19.05.2022
PSG përgatit ofertë për Manen
Uran Krasniqi/RTKLive
Paris Saint-Germain po përgatitet për ta transferuar Sadio Mane nga Liverpool.
Mane, 30 vjeç, po i afrohet vitit të fundit të kontratës së tij dhe e ardhmja e senegalezit në Anfield është e pasigurt. Kjo situatë u ka dhënë arsye disa nga klubeve kryesore të Evropës për të menduar afrimin e tij. Sipas Bild, PSG do të bëjë një ofertë joshëse e cila mund ta sjellë afrikanin në "Parc des Princes".
Paraprakisht Mane është ndërlidhur edhe me një kalim tek Bayern Munchen.























