Osmani: Largimi i gazit rus, vendim i duhur në Evropë
Emine Hoti/RTKlive
Presidentja Vjosa Osmani tha se lufta në Ukrainë ka shkaktuar edhe krizën energjetike në Evropë. Krahas kësaj, Osmani tha se largimi i gazit rus nga Evropa është vendimi më i duhur, por që kërkohen zgjidhje të mençura për ta hequr varshmërinë.
Në diskutimin me temën “Ditët e energjisë së gjelbër 2022”, organizuar nga BIRN Kosova, Osmani deklaroi se kjo konferencë ka në qendër angazhimin e institucioneve në drejtim të përmbushjes së agjendës së gjelbër.
“Këto nuk janë kohë të lehta por ditë e kohë mjaft sfiduese”, tha presidentja Osmani.
“Sfidat në vendin tonë mbesin po kaq serioze. Varshmëria nga mjedisi ka ndikuar në ndotjen e ajrit, natyrës dhe shëndetin tonë”, u shpreh presidentja Osmani.
“Pasojat po i shohim çdo ditë dhe sektori i energjisë është parë si sektori i izoluar”.
Ajo deklaroi se impakti i ndryshimeve klimatike nuk do të kursejë askënd, prandaj duhet bashkuar dhe të zgjidhen këto probleme së bashku.























