Shqipëria luan miqësore me Estoninë, në vend të ndeshjes me Rusinë
Sport

Shqipëria luan miqësore me Estoninë, në vend të ndeshjes me Rusinë

Uran Krasniqi /RTKLive

Shqipëria dhe Estonia do të zbresin në fushë më 13 qershor për të luajtur një ndeshje miqësore, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit të enjten. Ndeshja është caktuar të zhvillohet në të njëjtën datë kur Shqipëria do të luante me Rusinë për Ligën e Kombeve, por tashmë Rusia nuk merr pjesë në garë, meqë është përjashtuar pas luftës në Ukrainë.

"Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Estoninë. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën Estoneze që kjo ndeshje të luhet më 13 qershor 2022 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, duke nisur nga ora 18:00.

Në këtë datë ishte planifikuar më parë që Shqipëria të luante ndaj Rusisë në Ligën B të Nations League, por pas vendimit të UEFA për pezullimin e Rusisë, FSHF vendosi që të shfrytëzonte këtë datë zyrtare për të organizuar një miqësore", ka njoftuar FSHF.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa