Rama pret sot në Tiranë, Presidentin e Këshillit Europian, Michel
Denion Ndrenika/ RTK
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel kryen këtë të premte të 20 majit një vizitë zyrtare në Tiranë.
Vizita e zotit Michel zhvillohet më pak se 24 orë nga miratimi i dy raporteve me shumicë dërrmuese në Parlamentin Europian për integriimn e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.
519 nga nga 599 eurodeputetë vlerësuan përparimin e të dy vendeve për integrimin ndërkohë që Parlamenti Europian i rekomandoi Këshillit Europian që të nisë negociatat e pranimit duke sjellë në vëmendje njëherit zhvillimet agresore të Rusisë në Ukrainë.
Zoti Michel do të pritet me ceremoninë zyrtare nga kryeminstri Edi Rama në orën 10:15, pranë selisë së qeverisë në shëtitoren "Dëshmorët e Kombit", raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.
Takimi ndërmjet zotit Rama dhe presidentit Michel u njoftua me filim prej orës 10:30 dhe më pas edhe bisedimet e të dy delegacioneve. Konferenca e përbashkët për gazetarë zhvillohet në orën 11:15 dhe do të transmetohet me frekuenca satelitore si dhe në "Youtube" dhe "Facebook".
Ndërkaq, për takimet kokë më kokë dhe të delegacioneve, pamjet dhe fotografitë do të dërgohen nga zyra mediale e Këshillit të Ministrave.