Michel dhe Rama theksojnë mbështetjen për "Ballkanin e Hapur"
Shqipëri

Michel dhe Rama theksojnë mbështetjen për "Ballkanin e Hapur"

Denion Ndrenika/RTK

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha në Tiranë se personalisht e mbështet nismën e "Ballkanit të Hapur" dhe se uronte që të bashkoheshin edhe vendet e tjera veç Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore.

Zoti Michel i bëri komentet në konferencë për gazetarë me kryeministrin Edi Rama pas takimit mes tyre dhe mes delegacioneve në vizitën e sotme në Tiranë.

"Unë personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur dhe uroj që të gjithë të bashkohen në këtë nismë. Sa më shumë që të jenë, aq më të mëdha janë mundësitë për të bashkëpunuar për të forcuar strukturat ekonomike dhe politike"-tha ai.

Presidenti Michel shtoi se ky proces do ta lehtësojë afrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

 "Me paketa financiare shumë të mëdha që BE ka aktivizuar për BP, që kërkojnë të favorizojnë lidhjet rajonale për të rritur bashkëpunimin ekonomik”-tha zoti Michel.

Ndërkaq, kryeministri Rama tha jo pa nervozizëm se procesi nuk mund të kushtëzohet nga kërkimfalja, kupto Serbinë ndaj Kosovës, duke marrë shembullin e Gjermanisë me Francën.

Sipas zotit Rama "nuk arrihet te paqja përfundimtare për zgjidhjen e të gjitha konflikteve duke mos u ballafaquar në tavolinë për ta filluar nga gjërat më të thjeshta dhe që zgjidhen më kollaj dhe për të bërë ato bashkëpunime që janë të rëndësishme për njerëzit në jetën e tyre të përditshme".

 "Nuk mund të mbahen njerëzit pengje të lëvizjes në të katër anët se duhet të arrijmë paqen përfundimtare dhe pastaj duhet të lëvizim. Gjermania i kërkoi falje Francës kur edhe Vili Brandi (kancelar). Nuk u fillua nga falja, u fillua nga komuniteti i përbashkët si proces bashkëpunimi. Këtë duhet të bëjmë edhe ne, dhe këtë do të bëjmë"-tha kryeministri Rama.

Ndërkaq, zoti Rama kërcënoi se Shqipëria do të ndryshojë kursin për eurointegrimin nëse Brukseli nuk ia hap negociatatat për shkak të vetos bullgare ndaj verimaqedonasve. Kurse, presidenti Michel tha se Shqipërisë duhet t'i hapen negociatat për anëtarësim me besimin para fundqershorit pasi i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se bisedimet duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa