22:19 / 20.05.2022
Kosova mundet nga Azerbajxhani
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Kombëtarja e Kosovës U22 në volejboll, është mundur nga Azerbajxhani.
‘Dardanët’ u mposhtën nga Azerbajxhani, me rezultat 3-0 (25:17, 25:11, 25:20) në sete, ndeshje kjo e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Skuadra mike u tregua ekip më i mirë se Kombëtarja jonë, duke fituar këtë duel me rezultat bindës prej 3-0.
Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK), është organizatore e të gjitha ndeshjeve të këtij grupi.























