E konfirmon Ancelotti: Karriera e Isco-s me Realin ka përfunduar
BKT
Sport

E konfirmon Ancelotti: Karriera e Isco-s me Realin ka përfunduar

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e ka konfirmuar se mesfushori Isco do të largohet nga ‘Bernabeu’ në fund të këtij sezoni.

Mesfushori spanjoll prej kohësh është i lidhur me largimin nga skuadra ‘merenguese’. Tekniku italian tha se aventura e Isco-s me Realin tashmë është e përfunduar.

 “Karriera e Iscos me Real Madridin ka përfunduar”, u tha Ancelotti gazetarëve.

“Ka qenë një karrierë e shkëlqyer”, theksoi strategu italian.

Isco është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane përfshire edhe gjigantin italian, Juventus.