Lutet mosardhja në Tiranë nga qytetet e tjerë ditën e finales Roma-Fejënord
Shqipëri

Lutet mosardhja në Tiranë nga qytetet e tjerë ditën e finales Roma-Fejënord

Denion Ndrenika/RTK

Bashkia e Tiranës u lut që qytetarët nga rrethet e tjerë të Shqipërisë të mos udhëtojnë për në kryeqytet në datën 25 maj 2022 për shkak të masave të nevojshme që merren për lehtësimin e lëvizjes ditën e finales së Ligës së Konferencës.

Finalja ia nis në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania” ndërmjet Romës nga Italia dhe Fejënordit holandez nga Roterdami.

Kryebashiaku Erion Veliaj dha porosi dhe këshilla paraditen e kësaj të shtune për grupin bashkërendues organizator si dhe për qytetarët veçanërisht për mos përdorur makinat.

Zoti Veliaj u kërkoi qytetarëve nga rrethet që, nëse kanë planifikuar të udhëtojnë për në Tiranë të mos e bëjnë dhe ta shtyjnë për një ditë tjetër.

“Qyteti do të zbatojë të njëjtin protokoll që ka zbatuar edhe gjatë vizitës së Presidentit Bush apo Papa Françeskut, prandaj ju lutem, nëse nuk keni një biletë për të qenë në stadium, mos ejani në Tiranë, shtyjeni për një ditë tjetër, pasi nuk do të kaloni në asnjë prej disa kontrolleve të policisë, as në akset hyrëse të qytetit”-tha zoti Veliaj.

Zoti Veliaj e cilësoi finalen e Ligës së Konferencës (“Conference League” si mundësi fantastike për të prodhuar kartolinën më të bukur të qytetit dhe vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Ndërkaq, zoti Veliaj ftoi për mirëkuptim nga qytetarët e Tiranës që të lëvizin sa më shumë në këmbë atë ditë:

“Kam nevojë për mirëkuptimin tuaj, na duhet ndihma e gjithsecilit. Transporti publik do të funksionojë, por mund të përdorim edhe biçikletat. Nëse dikush ka dëshirë të tregohet i dobishëm atë ditë, thjesht të mos e nxjerrë makinën”.

Bashkia, Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe të gjitha strukturat shtetërore të rendit, sigruisë, qarkullimt, vullnetarët janë duke bashkëpunuar ngushtë për të lehtësuar lëvizjen në Tiranë për çdokënd që do të ketë nevojë për shpjegime orientuese.

“Propozimi ynë është që ne t’i kalojmë të gjitha trupat në terren, sidomos në ato 24 orë, për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur ndonjë incident”.-tha kryebashkiaku i Tiranës.

Ndërkaq, qeveria vendosi që të mërkurën në 25 maj të jetë pushim për institucionet në të gjithë qarkun e Tiranës dhe më vonë të zëvendësohet si ditë pune.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa