LDK bëhet gati të fillojë procedurat për shkarkim të Bordit të ZRRE-së
BKT
Foto: Lumir Abdixhiku/ Facebook
Lajme

LDK bëhet gati të fillojë procedurat për shkarkim të Bordit të ZRRE-së

Jeton Musliu/ RTKlive

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, deklaroi sot se Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji. duhet të shkarkohet menjëherë.

Ai tha se LDK’ja do të nis të gjitha procedurat e nevojshme në këtë drejtim, duke nisur nga dita e hënë.

Abdixhiku u shpreh se shkarkimi i bordit është i paalternativë.

“Nga sot, fatura tuaja elektrike do të llogariten pa shtrenjtim. Por, nga shkurti e deri më sot, qeveria e paaftë e Kosovës ju ka detyruar të paguani kundërligjshëm rrymën me rritje deri në 100%. Tarifat u detyruan t’i kthejnë”, u shpreh Abdixhiku.

Dy ditë më parë,Gjykata e Apelit vërtetoi aktgjykimin e Themelores e cila hodhi poshtë vendimin e ZRRE-së për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike.


MË SHUME NGA Lajme