Ja sa do të përfitojë vajza që bëri historinë në ringun e Stambollit
BKT
Sport

Ja sa do të përfitojë vajza që bëri historinë në ringun e Stambollit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Boksierja Donjeta Sadiku tashmë ka shkruar historinë e re në boksin e Kosovës.

Donjeta rrëmbeu medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në Boks të mbajtur në Turqi, duke arritur suksesin më të madh nga koha kur ky sport u bë pjesë e sportit ndërkombëtar.

Vajza që shkëlqeu në ringun e Stambollit, ka fituar shpërblimin prej 25 mijë dollarë që jep organizatori i këtij evenimenti të madh në boksin botëror.

Boksierja e Kombëtares sonë, me performamcën që tregoi në këtë Botëror, duke fituar medaljen e bronzte, e para e këtij niveli, tashmë është një frymëzim për sportistët e rinj.

Ajo përveç 25 mijë dollarëve që u shpërblye nga Kampionati Botëror, do të shpërblehet edhe nga shteti i Kosovës.

MKRS do të ndajë për Donjetën 14 mijë euro për suksesin e arritur në Botëror, katër vjet pagë mujore nga MKRS sipas kategorizimit të sportistëve, qindra euro në muaj bursa olimpike e KOK-ut si dhe pension jetësor nga mosha 45 vjeç.

Duhet cekur se krahas 14 mijë euro që ndan MKRS për Donjeta Sadikun, edhe trajnerja e saj do të këtë shpërblimin në vlerë 7 mijë euro.