Bllokim për zhbllokim
Foto: Kimete Kasumi/ RTKlive
Lajme

Bllokim për zhbllokim

KSP

Kryetari i Komunës Prishtinës Përparim Rama ka deklaruar se testimi i dytë i unazës qarkore njëkahëshe sot ka shkuar më mirë se në testimin e kaluar, derisa ka shkuar se po fitojnë hapësirat e humbura për qytetarët.

Rama ka thënë se qasja në trafik në dallim nga testimi i kaluar është më lehtë. Ai ka shtuar se hapësirën e biçikletave e cila është humbur, po mundohen ta rifitojnë përsëri.

“Testimi po shkon shumë më mirë se herën e parë. Kjo qasja e trafiku është shumë më e lehtë dhe më e shpejtë. Po ashtu, duhet të kemi parasysh se tash e kemi edhe një rrugë e cila është e posaçme vetëm për biçikleta, kryeqyteti e ka fituar një hapësirë shumë më të madhe për qytetarët e Prishtinës....ne kemi bërë analiza me ekspertë ndërkombëtare dhe e kanë parë që çdo matje tregon që ka përmirësim të dukshëm dhe pika kryqe është që ne po e fitojmë hapësirën të cilën e kemi humbë në relacion me makinat, po krijojmë një mundësi tjetër alternativ më të lehtë për qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Rama.

Kryetari i Prishtinës tha ka thënë që zgjatjen e sheshit “Nëna Tereza” deri te katedralja e sheh si të arsyeshme, derisa theksoi se do të këtë aktivitete të ndryshme për gjatë vikendit.

Sipas tij, trafiku urban përgjatë vikendit ka qenë pa pagesë për të shtuar fluksin e qytetarëve të dalin pa makinat e tyre, ndërsa për qarkoren njëkahëshe ka shtuar se trafiku urban do të jetë pa pagesë.

Rama ka folur edhe për rrugën “Muharrem Fejza”, ku tha se përveç asfaltimit të cilin e kanë bërë, kanë arritur të krijojnë edhe hapësira të gjelbra për qytetarët e asaj zone.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Lajme