Vushtrria mposht Lirinë, bën hapin e madh drejt Superligës
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Vushtrria e ka mposhtur Lirinë, me rezultat 5-3, pasi koha e rregullt dhe loja në vazhdime u mbyll baras 1-1.
Prizrenasit dhe vushtrriasit u ballafaquan në Klinë në ndeshjen e barazhit. Ky duel që u zhvillua në një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozët e të dy skuadrave, ka prodhuar një sfidë interesante.
Pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave, ka prodhuar lojë mjaft të mirë, derisa ishte Liria që kalojë në epërsi me golin e Ismet Cakës, gol ky që erdhi në finish të kësaj pjesëlojë.
Duel i ‘nxehtë’ është zhvilluar edhe në fraksionin e dytë. Vushtrria ia doli që më anë te Labinot Osmanit në minutën e 53-të nga pika e bardhë të barazoj shifrat në 1-1, rezultat më të cilin u mbyll koha e rregullt.
Futbollistët e të dy skuadrave, shfaqen lojë të mirë edhe në vazhdime, edhe pse gola nuk kishte.
Fituesi i kësaj ndeshje u përcaktua nga penalltitë, ku skuadra e Vushtrrisë ishte më e përqendruar duke fituar ndeshjen me rezultat 5-3.
Vushtrria siguron ndeshjen e dytë të barazhit në rrugën për rikthim në elitën e futbollit tonë, ku do të përballet skuadrën e vendit të tetë në Superligën e Kosovës.























