Kosova nuk e siguron grurin (Video)
Foto: Ministria e Bujqësisë
Lajme

Kosova nuk e siguron grurin (Video)

Vedat Vllasaliu

Derisa ka shumë burime energjetike, Kosova qëndron larg sigurimit të grurit nga prodhimi vendor.

Këtë e bëjnë të ditur vet fermerët të cilën merren me kultivimin e grurit por edhe njohës të kulturave të lavërtarisë.

Fermerët thonë se e kanë të pamundur të plotësojnë nevojat për grurë derisa Qeveria ka ndarë subvencione nga 474 euro për hektar, përfshirë këtu shpenzimet e plehut dhe të naftës.

Kështu, në Kosovë nuk arrihet të mbulohet as 50-përqindëshi i nevojave të furnizimit me grurë.

 “Ne edhe kulmet e shtëpive  edhe saksitë e luleve po t’i mbjellim  me grurë, nuk mundemi të mbërrijmë 50 %-shin. Ne për momentin mund të jemi te 30 përqindëshi, që mund ta sigurojmë bukën. Kosova ma shumë nuk mundet. Se nuk kemi çare pa mbjellë edhe kultura të tjera bujqësore, jo vetëm grurë”, theksoi fermeri Valon Vehapi.

Se vendi ynë qëndron larg sigurimit të grurit nga prodhimi vendor e pohojnë edhe kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, si dhe Imer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë.

“Sipas të dhënave që kemi nga tereni nuk ka sipërfaqe të mjaftueshme për të siguruar bukën për këtë vit, sepse jemi me 40 mijë hektarë dhe në këtë mënyrë kjo sipërfaqe e mbjellë me grurë nuk na garanton as 50 përqindëshin e nevojave me grurë”, deklaroi Tahiri.

Ndërkaq Imer Rusinovci theksoi se “sipërfaqja e tokës së kultivimit të grurit është e vogël për kërkesat tona që i kemi dhe, tani për tani, në Kosovë nuk funksionon as industria ushqimore e, po qe se ajo do të funksionalizohej, atëherë kërkesat do të ishin dukshëm më të mëdha”.

Kjo temë është trajtuar në emisionin “Toka” me autor Vedat Vllasaliun. Ky emision transmetohet çdo të shtunë me fillim në orën 13 e 15 në RTK.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa