Pochettino komenton rinovimin e Mbappe-s
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mauricio Pochettino, trajner i PSG-së, në konferencë për medie pas fitores ndaj Metz, ka folur edhe për rinovimin e Kylian Mbappe-s.
Ylli francez mbrëmë edhe zyrtarisht ka rinovuar kontratën e re me kampionët në fuqi të Francës, të vlefshme deri në verën e vitit 2025.
Tekniku argjentinas thotë se është shumë e rëndësishme që Mbappe ka vendosur të qëndrojë në Paris.
“Mendoj se Kylian është i rëndësishëm për skuadrën. Kemi folur shumë për këtë çështje gjatë këtij viti. Ka pasur momente të ndryshme, por e rëndësishme është që Mbappe ka rinovuar”, tha Pochettino.
“Rinovimi është një gjë e shkëlqyer, falë presidentit, drejtuesve të klubit. Është i rëndësishme edhe për tifozët, duke qenë se Kylian ka ADN pariziene”, theksoi strategu argjentinas.