16:05 / 22.05.2022
Mbyllen pjesët e para në Superligë, këto janë rezultatet
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Janë mbyllur pjesët e parë të xhiros së fundit në Superligën e Kosovës në futboll.
Pjesët e para janë mbyllur me rezultate befasuese. Në ndeshjen kryesore në garën për t’i ikur barazhit mes Malishevës dhe Dukagjinit, është mbyllur pa gola.
Ndërkaq, Ballkani dhe Drita po fitojnë kundër Gjilanit përkatësisht Ulpianës, me epërsinë prej 2-0, derisa Drenicas po fiton në udhëtim tek Feronikeli prej 0-1, kurse, pjesa e parë mes Llapit dhe Prishtinës është mbyllur pa gola.
Këto janë rezultatet e pjesëve të para:
Drita 2:0 Ulpiana
Ballkani 2:0 Gjilani
Feronikeli 0:1 Drenica
KF Llapi 0:0 Prishtina
Malisheva 0:0 Dukagjini