18:58 / 22.05.2022
Mbyllet pjesa e parë mes Interit e Sampdorias dhe Sassuolos e Milanit
KP
Ka përfunduar pjesa e parë në të dy ndeshjet e Serie A mes Interit e Sampdorias dhe Sassuolos e Milanit, ku ky i fundit është shumë pranë që të kurorëzohet me titullin kampion.
Pas 45 minutave lojë të zhvilluara, rezultati ende nuk ka ndryshuar mes Interit dhe Sampdorias, ku qëndron i barabartë 0:0.
Skenar i kundërt qëndron në takimin mes Sassuolos e Milanit, ku ky i fundit gjendet në avantazh me rezultat 3:0, kështu duke qenë gjithmonë e më pranë titullit të Serie A.
Rezultatet e pjesës së parë mes Interit e Sampdorias dhe Sassuolos e Milanit i gjeni më poshtë.
Inter 0:0 Sampdoria,
Sassuolo 0:3 Milan.