Moti sot në Shqipëri
Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e sotme parashikohet  i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites dhe kryesisht në relievet malore në lindje parashikohen vranësirat deri të dendura.

Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit, do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në malësitë e qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Korçë parashikohen reshjet hera-herës të rrëmbyeshme dhe intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Përreth këtyre zonave reshjet e shiut me intensitet të ulët. Mjegullinë lokale në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore si dhe në zonat malore në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim  verilindje – veriperëndim 1-5 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të jetë me shpejtësi deri në 6-8m/sek.  Deti parashikohet i forcës 1-2 balle.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa