Digjet raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit
Foto: RTKlive
Shqipëri

Digjet raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit

ATSH

Nën drejtimin e Klotilda Bushka u mblodh sot Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës

Bushka tha se se “jemi venë dijeni se dhe për këtë raund nuk ka kandidatura”.

Në fjalën e tij, relatori Eduart Ndreca u shpreh se “Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, pas përfundimit të raundit të parë për votimin për Presidentin në zbatim të neni 82 pika 2 e kushtetutës dhe nenit 109, pika tre e rregullores së Kuvendit, e cila përcakton se Konferenca e Kryetarëve menjëherë cakton datën e votimit të dytë i cili zhvillohet, jo më vonë se 7 ditë nga kryerja e votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit, mblodhi konferencën e kryetarëve dhe u vendos caktimi i datës 23 maj ora 18:00 për zhvillimin e raundit të dytë”.

“Konferenca e Kryetarëve vendosi që Komisioni i Ligjeve të zhvillojë procedurën parlamentarë për shqyrtimin e kandidaturave me datë 23 maj dhe të paraqes raportin Komisioni i Ligjeve u mblodh sot për shqyrtimin e kandidatëve dhe konstatoi se nuk është propozuar asnjë kandidaturë, në këto kushte Komisioni i Ligjeve i paraqet seancës plenare të Kuvendit këtë raport”, theksoi ai.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa