Berisha: Projekti për Butrintin më korruptivi në Shqipëri
Shqipëri

Berisha: Projekti për Butrintin më korruptivi në Shqipëri

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me projektin për Parkun e Butrintit.

Ndërsa në Kuvend pritet të shqyrtohet projektligji “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, Berisha në një prononcim për mediet para selisë së Kuvendit u shpreh se mbrojtja e Butrintit është imperativ për çdo shqiptar.

Ai tha se, e garantoi Edi Ramën se nuk do mundet të sillet me Butrintin sikur të ishte plaçkë e kolegëve apo baballarëve të tij. Butrinti është pronë e shqiptarëve, një nga pasuritë më të çmuara kombëtare.

“Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e parkut dhe kanë përdorur një plan menaxhimi për këtë qëllim, ata kanë parashtruar programin e një akti korruptim të pashembullt. Do përdor të gjithë zërin tim kundër këtij projekti, që është ndër më korruptivët në Shqipëri dhe Evropë”, tha ai.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri