Dendias e Rama flasin për perspektivën europiane të Shqipërisë
Foto: RTSH
Shqipëri

Dendias e Rama flasin për perspektivën europiane të Shqipërisë

RTSH

Në përfundim të vizitës së tij në Tiranë, Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka zhvilluar një takim në kryeministri me kryeministrin Edi Rama.

Me një postim në Twitter, kryediplomati grek bën me dije se diskutimet me kreun e qeverisë shqiptare u përqendruan në marrëdhëniet mes dy vendeve, perspektivën europiane të Shqipërisë dhe zhvillimet rajonale.

Në përfundim të vizitës time në Tiranë, u takova me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën. Në qendër të diskutimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva europiane e Shqipërisë dhe zhvillimet rajonale”, shkruam Dendias.

Më herët gjatë ditës së sotme (23 maj), Dendias zhvilloi një takim me Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ku dy liderët ndanë mendimin e njëjtë për shfuqizimin e Ligjit të luftës. Dendias u shpreh se dy vendet duhet të bashkëpunojnë që pikat historike për shfuqizimin e Ligjit të Luftës, të mbyllen sa më shpejt.

Sa i takon çështjes së kufirit detar, Dendias u shpreh se ata do të çojnë shumë shpejt dokumentacionin e nevojshëm në Gjykatën e Hagës, pas marrëveshjes mes vendit tonë dhe Greqisë që kjo çështje të zgjidhet në bazë të së drejtës ndërkombëtare.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa