17:38 / 23.05.2022
Viola Davis nderohet me çmimin “Women in Motion” në Cannes
Në festivalit të filmit që po mbahet në Kanë të Francës u ndanë disa çmime dedikuar gruas në film, që janë “Women in Motion”. Dhe me këtë çmim u nderua aktorja njohur Viola Davis.
Davis me ketë rast u shprehë se ky çmim do të thotë mirënjohje për trashëgiminë e saj, pra mirënjohje edhe për gratë tjera me ngjyrë.
Në këtë ngjarje, Davis u shoqërua nga bashkëshorti i saj, Julius Tennon.
Atje me çmim u nderua edhe regjisorja suedeze Ninja Tiberg, në kategorinë “Women in Motion Young Talent Award”.
Çmimin “Women in Motion” në festivalin e filmit në Kanë të Francës e ndanë kompania franceze Kering dedikuar arritjeve të grave në film.
Ky çmim ndahet prej vitit 2015.