Në Shqipëri diskutohet për votën e mëgimtarëve
Shqipëri

Në Shqipëri diskutohet për votën e mëgimtarëve

Denion Ndrenika/ RTK

Në Tiranë zhvillohet konferenca kombëtare “Votimi nga Jashtë, koha është tani”.

Në konferencë trajtohet krijimi i mundësive ligjore për votimin e mërgimtarëve.

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se votimi nga jashtë, veçanërisht në herën e parë të tij, ka kusht të domosdoshëm mirëkuptiimn e gjerë dhe gjithëpërfshirjen. "Me rëndësi është që të ketë konsensusi, jo sa më të gjerë politik, por thuajse të plotë, mbi çdo aspekt përgatitor dhe realizues të këtij procesi”-tha zoti Celibashi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ftoi ndërkaq partitë, shoqërinë civile, institucionet dhe organizmat ndërkombëtare për të qënë pjesë e përgatitjes së procesit të votimit nga jashtë.

Ndërkaq, kuadri rregullator për votimin nga jashtë do të këshillohet që në fazën e përgatitjes me të gjithë grupet e interesit, përfshi partitë.

Sipas KQZ-së, ka rëndësi gjithashtu që procesi të përfundojë jo më larg se sa vjeshta e vitit 2023.

Pikëpajtimi duhet të jetë i plotë për të rregullat regjistrimin e votuesve të mërgatës, procedurat dhe mënyrën e votimit, llogaritjen dhe tabelat e rezultatit dhe çështje të tjera të infrastrukturës zgjedhore.

“Duket se është kohë e gjatë dhe e mjaftueshme për të ndërtuar arkitekturën rregullatore dhe normuese të këtij procesi, por nuk është kështu. Pak a shumë do të na duhet të miratojmë një kod zgjedhor vetëm për votimin nga jashtë. Të gjithë e dimë që kjo nuk është një gjë e thjeshtë në Shqipëri”-tha kryekomisioneri Celibashi.

Megjithatë, ai shtoi se vjeshta e vitit 2023 është mjaftueshëm larg periudhës së zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme të 2025-ës.

Sipas zotit Celibashi, kjo do të thotë se partitë politike do ta kenë të vështirë të llogarisin mirë interesat politike zgjedhore në mendimet dhe vlerësimet e tyre për rregullat që do të miratohen për votimin nga jashtë. "Kështu ne shpresojmë që të marrim një konsensus të plotë mbi përmbajtjen e këtyre rregullave”-shtoi ai.

Mënyrë e mirë për llogaritjen e votës, sipas zotit Celibashi është që diaspora të ketë numër të rezervuar deputetësh në Kuvend.

“KQZ-së do t'i duhet të përcaktojë vetë ato rregulla në lidhje me përllogaritjen e votës së votuesve nga jashtë në rezultatin e zgjedhjeve. Vota e tyre do të llogaritet në rezultatin e qarkut Tiranë? Apo do të llogaritet në rezultatin e qarkut në rregjistrin e gjendjes civile ku votuesi nga jashtë është i regjistruar? Dikush mundet të thotë që kjo është e qartë. Mundet. Por ne kemi konstatuar që ka pikëpamje të ndryshme mbi këtë çështje, nga parti politike, subjekte të tjerë të interesuar për votimin nga jashtë, por edhe vetë brenda KQZ-së"-vijoi ai.

Ndërkaq, është me shumë rëndësi po sipas zotit Celibashi, që të fillojnë diskutimi me përfaqësimin e votës së mërgatës me sistemin e vendeve të rezervuara.

Sipas tij kjo mënyrë do të garantonte plotësisht përfaqësimin e mërgatës për zhvillimin e vendit, pa cenuar interesin e atyre që jetojnë në Shqipëri.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa