Meta dhe Berisha ngushëllojnë familjen e policit të vrarë
Shqipëri

Meta dhe Berisha ngushëllojnë familjen e policit të vrarë

Shkurta Rrahmani / RTKlive

Mbrëmë në Tiranë polici Çaush Saliasi është qëlluar për vdekje nga një koleg i tij i punës. Për vrasjen e Policit sot kas pasur reagime.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka ngushëlluar familjen e policit përmes rrjetit të tij në Facebook apelon dhe kërkon parandalimin e ngjarjeve të tilla.

“Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e oficerit të ndjerë të policisë Çaush Saliasi, që humbi jetën mbrëmë vonë, i qëlluar me armë zjarri nga një koleg i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.3 në Tiranë, apeloj me forcë për një analizë dhe reflektim të thellë nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit për parandalimin e ngjarjeve të tilla, që tronditin rëndë besimin e publikut te ky institucion”, thuhet në letrën e ngushëllimit të presidentit Meta.

Ndërsa Kryetari i sapo zgjedhur i  PD-së Sali Berisha, ka akuzuar policinë e shtetit shqiptar për vrasjen e policit dhe plagosjen e qytetarit.

“Policët të droguar dhe vrasës! Ekzekutojnë policin në komisariat dhe plagosin qytetarin në "Kombinat"!. Të dashur miq, mbrëmjen që kaloi dy policë të droguar, vrasës, në dy ngjarje të veçanta, shkrehen armët e tyre dhe vranë një polic dhe plagosën një qytetar”, ka shkruar  Berisha në profilin e tij në “Facebook”

Ai i ka shprehur ngushëllime më të sinqerta familjes së policit të ndjerë dhe i ka uruar shërim të shpejtë qytetarit të plagosur.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri