Meta: Shqiptarët vazhdojnë të besojnë tek projekti evropian
Shqipëri

Meta: Shqiptarët vazhdojnë të besojnë tek projekti evropian

Naser Mekolli /RTKlive.com

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se ishte kënaqësi të takohej me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian të drejtuar nga kryetari i tij David McAllister. Ai tha se shqiptarët vazhdojnë të besojnë tek projekti evropian, si alternativën e tyre për një të ardhme të paqtë e të begatë.

Në një postim në Facebook, presidenti Ilir Meta shkruan se ka falënderuar për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj perspektivës për anëtarësim të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, veçanërisht në kushtet kur rajoni gjendet nën presionin e pasojave të agresionit të paprovokuar rus kundër Ukrainës.

“I sigurova se shqiptarët vazhdojnë të besojnë tek projekti evropian, si alternativën e tyre më të mirë dhe të vetme për një të ardhme të paqtë e të begatë. Vlerësova qasjen realiste që Parlamenti Europian ka ndaj situatës në Shqipëri, duke mbështetur plotësisht shqetësimet serioze të adresuara në rezolutën e 19 majit, shkruan Meta.

Sipas presidentit, nevojitet përmirësim urgjent i llogaridhënies në çdo nivel, lirisë së medias, integritetit të zgjedhjeve, luftës kundër korrupsionit dhe gjithë problematikave të tjera, që lidhen me bllokun më të rëndësishëm të çështjeve thelbësore.

“Theksova domosdoshmërinë e forcimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit në një vend që aspiron anëtarësimin në BE”, shkruan Meta.

Presidenti Meta tha se çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka rëndësi parësore, si për vendet tona ashtu edhe për vetë BE, për të siguruar transformimin demokratik përmes reformave të vërteta dhe të pakthyeshme.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri