Kryekomisioneria Tabaku: Kosova, leksion në shumë lëmi për Shqipërinë
Lajme

Kryekomisioneria Tabaku: Kosova, leksion në shumë lëmi për Shqipërinë

Denion Ndrenika /RTK

Kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku, priti sot përfaqësues të Komisionit homolog të Kosovës.

Ky është takimi i parë i përbashkët i Komisioneve të Integrimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Për delegacionet ky takim është gjithashtu pikënisja e një bashkëpunimi ë frytshëm dhe të gjatë.

Ajo nënvizoi tha se nuk ka dhe nuk do të ketë anëtarësim të plotë pa Kosovën dhe garantoi që theksuar se Shqipëria do të mbetet kurdoherë mbështetëse kryesore për çdo gjë të Kosovës.

Zonja Tabaku përgëzoi Kuvendin e Kosovës për siç tha "maturinë dhe pjekurinë e treguar lidhur me zhvillimet politike".

 “Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës është një lajm i mirë që si shqiptarë po e prisnim këtë muaj", tha ajo.

Ajo u ndal me përgëzime për shtetin e Kosovës duke theksuar për standardet e larta që ka vendosur lidhur me luftën ndaj korrupsionit, zhvillimin e zgjedhjeve, treguesve të demokracisë dhe politikbërjen, që duhet të jenë patjetër një leksion për qeverinë shqiptare, që nga ana tjetër, nuk gëzohemi dot në të njëjtën mënyrë, pasi nuk tregon të njëjtin standard në këta tregues.

Këshilli i Integrimit në Kuvendin e Shqipërisë sipas zonjës Tabaku deputete e Partisë Demokratike opozitare, duhet t’i japë mbështetje anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

Por, po ashtu ajo theksoi se mbështetja e Shqipërisë për Kosovën duhet forcuar për procesin për liberalizimin e vizave, pasi "ka arritur të gjitha objektivat dhe të mundësohet që qytetarët kosovarë të takojnë familjarët e tyre, që fatkeqësisht shumica jetojnë jashtë Kosovës".

“Republika e Shqipërisë e ka për detyrë se çfarë të jetë në dorën tonë, përsa i përket proceseve të integrimit, ku Shqipëria është pjesë e strukturave ku Kosova po aderon, duhet të jetë e hapur për bashkëpunim dhe pse jo, edhe lider i këtyre proceseve”, shtoi ajo.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa