Bisedime të dështuara për presidentin e ri, votimi i tretë mbahet më 30 maj
Shqipëri

Bisedime të dështuara për presidentin e ri, votimi i tretë mbahet më 30 maj

Denion Ndrenika /RTK

Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit vendosi datën 30 maj me fillim në orën 10 për seancën plenare për votimin e tretë të zgjedhjes së presidentit të ri.

Raundi i tretë është i fundit ku president zgjidhet me 3/5 e 140 deputetëve ose 84 e më pas në dy votimet e fundit mjaftojnë 1/2 plus 1, pra 71 referuar nenit 87 të Kushtetutës.

Caktimi i datës u bë pasi bisedimet thuajse 4-orëshe të sotme dështuan të pajtonin socialiastët qeveritarë me opozitën demokratike për një emër kandidati dhe për procedurën.

Ndërkaq, afati i dorëzimit të emrave të kandidatëve është data 29 maj, ora 16.

Kryetari i deputetëve të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se shpresonte që ketë votim dhe zgjedhjen e presidentit.

Të drejtën për të propozuar edhe në këtë raund e ka opozita, por sipas kryetarit në detyrë të deputetëve dhe të Partisë Demokatike, Enkelejd Alibeaj duhet që bashkarisht të gjendet kandidati si provë serioziteti të  procesit.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa