Zbulohet emri i njohur që do ta prezantojë ceremoninë “MTV Movie Awards”
Magazina

Zbulohet emri i njohur që do ta prezantojë ceremoninë “MTV Movie Awards”

Aktorja e njohur, Vanessa Hudgens do të prezantojë ceremoninë e ardhshme, “MTV Movie and TV Awards”.

Ajo e prezantoi këtë ngjarje edhe në vitin 2020, kur u mbajt në formatin online për shkak të pandemisë. Ndërsa, tani rikthehet për ta drejtuar atë ‘live’ në Santa Monica më 5 qershor.

33-vjeçarja e entuziazmuar për rikthimin e saj deklaroi: “Po rikthehem! Më besoni, nuk doni t’ju shpëtojë kjo ceremoni”.

Kujtojmë që filmi “Spider-Man: No Way Home” dhe seriali “Euphoria”, udhëheqin nominimet e sivjetme.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa