17:41 / 24.05.2022
“Personazh”, emision i ri në RTK
RTKlive
Në kuadër të skemës së re programore në RTK, ekranit të transmetuesit publik në vend, i shtohet dhe një emision i ri.
Është gazetarja Vjosa Beqiri, ajo që do të sjellë çdo të shtunë në RTK, në orën 18:00, emisionin e ri, të titulluar, “Personazh”.
Ky emision, siç shpjegon edhe vetë emrii, do të shfaqë në ekran, personazhe të ndryshëm e të veçantë.
Emisioni i parë i këtij programi të ri, sjell si personazh, Përparim Ramën, kryetarin e Prishtinës.
Në një bisedë jo shumë formale dhe në format krejt tjetër, Rama do të tregojë për jetën e tij.
Ai do të flasë edhe për atë se si është të jesh kryetar i kryeqytetit, por duke mos lënë anash edhe përgjegjësitë, se cilat janë planet dhe projektet, e se çka mendon të realizojë në mandatin e tij.