18:23 / 24.05.2022
Mourinho flet nga Tirana: Stadiumi është vërtetë i mrekullueshëm
Uran Krasniqi/RTKLive
Jose Mourinho ka thënë se stadiumi në Tiranë ku do të zhvillohet finalja e Romës me Feyenoord është i mrekullueshëm. Trajneri portugez ka mbajtur konferencë nga stadiumi "Air Stadium Albania".
"Ne kemi një lojtar shqiptar te Roma, Kumbullën dhe nëse fitojmë ne, atëherë edhe një shqiptar do të fitojë. Këndvështrimi i stadiumit është i gabuar dhe i parakohshëm. Kemi luajtur në Maqedoninë e Veriut, kur isha te Manchester United, ndërsa tani është Shqipëria që dëshiron të tregojë një pjesë të zhvillimit të saj. Stadiumi është vërtetë i mrekullueshëm dhe më vjen keq që nuk ka vend për më shumë njerëz", ka thënë portugezi.