Capello: Mourinho, garancë për suksesin e Romës
Sport

Capello: Mourinho, garancë për suksesin e Romës

Blerim Halimi / RTKlive

Trajneri i njohur italian, Fabio Capello, ka thënë se përvoja e portugezit Jose Mourinho është një garancë për suksesin e Romës në finale e sotme kundër Feyenoordit.

Capello është trajneri që e ka shpallur për herë të fundit Romën kampione në Serinë A.

“Mourinho është mjeshtër në trajtimin e situatave si kjo. Ai do të duhet të mbajë vëmendjen lart dhe tensionin të ulët. Përvoja e tij është garanci: ai përballet me finalen e pestë evropiane. Në garat e këtij niveli ndihet shumë përgjegjësi. Një skuadër si Reali është mësuar të përballet me ta, ndërkohë që Roma nuk i ka jetuar këto dimensione prej 31 vitesh”, ka theksuar Capello.

Ai tutje ka thënë se Conference League është një mundësi e mirë që Roma t’i japë fund shterrpësisë prej 14 vitesh pa trofe. “Të fillosh të fitosh është pjesë e procesit. Kjo është një finale evropiane dhe për Romën është e rëndësishme. Nëse dëshiron të futesh në rrethin e klubeve me vlerë ndërkombëtare, duhet të kesh diçka në vitrinën e trofeve. Conference League është një mundësi që nuk duhet humbur”, ka shtuar Capello.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa