Florian Qehaja ambasador i ri i Kosovës në Maqedoninë e Veriut
FOTO: Ambasada e Kosovës në Shkup
Lajme

Florian Qehaja ambasador i ri i Kosovës në Maqedoninë e Veriut

Afet Bela/ RTKlive

Ambasadori i ri i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, është nominuar, Florian Qehaja. Ai  sot mori  detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shkup.

Me një ceremoni solemne,  i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup,  Prindon Sadriu, priti  ambasadorin Qehaja.

Ministria njofton se në prani të diplomatëve të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, dhe  Konsullatës së Republikës së Kosovës në Strugë, është pritur Ambasadori i Republikës së Kosovës,  Florian Qehaja.

Ambasadori Qehaja citohet të ketë falënderuar Sadriun  dhe diplomatët tjerë për pritjen, ku gjithashtu është zotuar për bashkëpunim të mirëfilltë, duke vlerësuar lartë angazhimet në interes të Republikës së Kosovës.

Ambasadori Qehaja sot pritet që t'i dorëzojë kopjet e letrave kredenciale tek Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ambasadori Qehaja pason në këtë detyrë, ambasadorin Gjergj Deda, i shkarkuar një vit më parë nga kjo detyrë.

 Ai kishte thënë se shkarkimi i tij është bërë pa asnjë arsye dhe vetëm për hakmarrje politike.

May be an image of 7 people, people standing and outdoors


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa