Tirana “pushtohet” nga italianët, 9 fluturime sot nga Roma në Tiranë
Foto: RTSH
Sport

Tirana “pushtohet” nga italianët, 9 fluturime sot nga Roma në Tiranë

RTSH

Botën e futbollit, vetëm disa orë  e ndajnë nga ndeshja finales në kuadër të Conference League. Roma është gati të sfidojë Feyenoord-in për të shkruar historinë.

Ndërkohë, shumë tifozë po udhëtojnë për të mbërritur në Tiranë dhe për ta ndjekur ndeshjen nga tribunat e Arena Kombëtare.

Aeroporti Fiumicino u pushtua nga romanistët që blenë biletën, madje edhe me çmim të lartë, për të mbërritur në kryeqytetin shqiptar.Nga mëngjesi i sotëm deri në pasdite janë edhe nëntë fluturime që nisen nga Roma për të mbërritur në Tiranë, me shumë personazhe VIP në bord.

Cristian Totti u nis mëngjesin e sotëm kurse babai i tij është në Monako dhe do të takohen në Shqipëri. Pastaj,  Antonello Venditti, Edoardo Leo, Blanco, Nela, Scarchilli dhe Rosella Sensi.

Në fakt, Friedkins ftuan ish-presidenten e Romës që të marrë pjesë live në finale: përveç Tottit, ndaj, para ardhjes së amerikanëve mund të ishte i pranishëm edhe pronari i fundit italian dhe presidenti i trofeut të fundit të Romës.

 

 

 


APR
Romay Lift