Luftimi i trafikimit njerëzor, Meta: Kërkohet strategji efikase
Foto nga Facebook
Lajme

Luftimi i trafikimit njerëzor, Meta: Kërkohet strategji efikase

Naser Mekolli /RTKlive.com

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se në "Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, ka theksuar nevojën për një strategji efikase për parandalimin e fenomenit, mbrojtjen e viktimave, si dhe në dënimin e autorëve të përfshirë në trafikimin njerëzor.

Presidenti Meta në një postim në rrjetin social Facebook, tha se duhet të t'i kushtohet vëmendje më e madhe, situatës ekonomike, luftës kundër varfërisë dhe pabarazisë, rritjes së nivelit të jetesës, përkujdesjes sociale, krijimit të mundësive për punësim, edukim dhe zhvillim të rinisë, për një të ardhme të sigurt  në vendet e tyre. 

“Një ekonomi më e mirë, më e qëndrueshme, më përfshirëse, punësim i mirë-paguar, standarde më të mira jetese, sundimi i shtetit të së drejtës, jo vetëm që do ta përmirësonin  jetën e qytetarëve tanë,  por edhe do të ndikonte ndjeshëm në uljen e trafiqeve të çdo lloji dhe sidomos të shfrytëzimit të fëmijëve, të vajzave dhe të grave”, ka shkruar Meta.

Trafikimi i qenieve njerëzore është tema kyçe e Forumit të Lirisë Ballkanike që bëri bashkë presidentin Ilir Meta, ambasadoren amerikane Yuri Kim, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, senatorë dhe kongresmenë amerikanë.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

 

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa