Ushtrimi “Shpata e ngrirë” do të zhvillohet nga data 25 deri më 28 maj 2022
Foto: RTKLive
Lajme

Ushtrimi “Shpata e ngrirë” do të zhvillohet nga data 25 deri më 28 maj 2022

Valbona Thaçi/RTKLive

Forca e Kosovës (KFOR) e udhëhequr nga NATO ka organizuar ushtrimin “Shpata e ngrirë/Frozen Sabre” që do të zhvillohet nga data 25 deri më 28 maj 2022 në zonën e stërvitjes ajrore të Gjakovës.

Gjatë periudhës së ushtrimit, komunitetet lokale mund të shohin një rritje të qarkullimit të mjeteve të transportit ushtarak dhe civil, ku do të përfshihen mjete të rënda dhe makineri për lëvizjen e dheut, të nevojshme për të përcaktuar skenarin e stërvitjes. KFOR-i do të merr të gjitha masat e nevojshme për të lehtësuar çdo shqetësim që mund t’i shkaktohet popullatës, thuhet në komunikatë.

Ushtrimi do të vendoset në një kontekst të një operacioni në shkallë të gjerë reagimi ndaj emergjencave, ku personeli i KFOR-it do të sfidohet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të rivendosur lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të qetë dhe të sigurt në përputhje me parimet e Rezolutës 1244 të OKB-së të vitit 1999.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa