Meta takon Osmanin: Koordinim në luftën kundër trafikut
Foto nga Facebook
Lajme

Meta takon Osmanin: Koordinim në luftën kundër trafikut

ATSH

Në kuadër të punimeve të “Forumit të Lirisë Ballkanike”, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta zhvilloi sot një takim me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani.

Meta dhe Osmani ndanë të njëjtin vlerësim se institucionet e të dyja vendeve, veçanërisht ato ligj-zbatuese, duhet të rritin kapacitetet dhe të koordinohen më mirë në luftën e përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore, si dhe çdo lloj trafiku tjetër, që kërcënon sigurinë kombëtare.

“Tepër i domosdoshëm edhe shkëmbimi i eksperiencave për mbrojtjen ligjore efektive, për të gjitha viktimat e trafikimit, duke u ofruar atyre më shumë qasje dhe ndihmë të pakushtëzuar”, tha presidenti Meta.

Osmani: T’i shkatërrojmë zinxhirët e trafikimit me qenie njerëzore

Naser Mekolli /RTKlive.com

.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare në Tiranë, me temë: Trendet aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor.

Osmani në një postim në Facebook, ka njoftuar se me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, sot ka marrë pjesë në këtë konferencë në Tiranë.

“Bashkë me senatorë e kongresmenë amerikanë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të atyre joqeveritare që merren me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, diskutuam për trendin aktual në kontekstin shtetëror, rajonal e ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani.

Presidentja thotë se trafikimi me qenie njerëzore nuk është vetëm një fenomen që duhet trajtuar nga prizmi ligjor e institucional.

“Trafikimi do të thotë një mundësi e humbur për zhvillim personal e avancim, një jetë larg bankave shkollore apo familjarëve e më të dashurve – do të thotë vuajtje, dhimbje, e dëshpërim. Ne duhet t’i shkatërrojmë zinxhirët e këtij krimi përpara se ato ta shkatërrojnë fatin e më shumë njerëzve”.

Trafikimi i qenieve njerëzore është tema kyçe e Forumit të Lirisë Ballkanike që bëri bashkë presidentin Ilir Meta, ambasadoren amerikane Yuri Kim, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, senatorë dhe kongresmenë amerikanë.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe njerëz në këmbë


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa