Milan konfirmon mungesën e Ibrahimovic për shtatë deri në tetë muaj
Sport

Milan konfirmon mungesën e Ibrahimovic për shtatë deri në tetë muaj

Uran Krasniqi/RTKLive

Milani ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic do të mungojë nga futbolli shtatë deri në tetë muaj. Ylli suedez ka pasur intervenim në gju.

“AC Milan njofton se Zlatan Ibrahimovic iu nënshtrua një operacioni në gjurin e majtë sot nga Dr. Bertrand Sonnery-Cottet, në prani të drejtorit mjekësor të klubit Stefano Mazzoni, në Hopital Jean Mermoz në Lyon”, thuhet në një deklaratë të Milanit. "Operacioni ishte krejtësisht i suksesshëm dhe prognoza vlerësohet nga shtatë deri në tetë muaj". 

Ibrahimovic në njëzet e tri paraqitje në Serie A këtë sezon shënoi tetë gola. Kontrata e tij me Milan përfundon në qershor.


APR
Romay Lift