Salah thotë se dëshiron të qëndrojë te Liverpool edhe për një vit
Sport

Salah thotë se dëshiron të qëndrojë te Liverpool edhe për një vit

Uran Krasniqi/RTKLive

Superylli i Liverpool-it, Mohamed Salah e ka bërë të qartë se synon të qëndrojë në Anfield për të paktën një vit më shumë.

"Unë do të qëndroj sezonin e ardhshëm me siguri", ka thënë ai.

Egjiptiani mbetet në bisedime me Liverpoolin për një marrëveshje të re pasi ai ka vetëm edhe një vit kontratë. 

Salah në 50 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon ka shënuar 31 gola dhe ka regjistruar 15 asistime.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa