Finalja, nis hyrja e tifozëve në “Air Albania”, kontrolle të rrepta sigurie
Sport

Finalja, nis hyrja e tifozëve në “Air Albania”, kontrolle të rrepta sigurie

rtsh

Me mijëra tifozë i janë drejtuar stadiumit “Air Albania”, ku janë hapur dyert për hyrjen e tyre për të parë finalen e Conference League.

Tifozët e Romës dhe të Feyenoord janë duke kaluar kontrolle të rrepta sigurie para se të hyjnë në stadium, ku ka nisur edhe numërimi mbrapsht për finalen e madhe.

Teksa tifozët i janë drejtuar stadiumit me një kapacitet prej 22 mijë vendesh mes brohorimave dhe thirrje për skuadrën e tyre të zemrës, me mijëra të tjerë kanë mbushur rrugët e Tiranës dhe janë vendosur në ‘ Fan Zone’ të krijuara nga bashkia për të parë ndeshjen për ata që nuk kanë mundur të jenë në stadium.


APR
Romay Lift