Gjyqtari Zogaj: Organizimi i finales, diçka e veçantë për Shqipërinë
Sport

Gjyqtari Zogaj: Organizimi i finales, diçka e veçantë për Shqipërinë

Uran Krasniqi/RTKLive

Gjyqtari i futbollit Bekim Zogaj ka vlerësuar si të arritur për Shqipërinë rastin e organizimit të finales së Conference League.

Sonte në Tiranë zhvillohet ndeshja finale Roma-Feyenoord.

Ekipi i RTK-së ka sjellë atmosferën nga Tirana.

"Unë kam ardhur këtu pasi gjyqtari im partner do të jetë gjyqtari i katërt. Është diçka e veçantë pë Shqipërinë që i është mundësuar organizimi i këtij eventi", ka thënë Zogaj.

Gazetari Artan Muhaxheri ka përshkruar gjendjen para ndeshjes.

"Forca të shumta sigurie e kanë pushtuar kryeqytetin shqiptar. Sot rrugët janë të bllokuara, është shpallur ditë feste, ftesës së Qeverisë për të mos lëvizur me makina qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht. Në aspektin sportiv kjo është një fitore për futbollin shqiptar, sepse nëse kalohet mirë, mund t'i besohen Tiranës edhe evente të tjera", ka thënë ai.


 


APR
Romay Lift