09:21 / 26.05.2022
Parashikimi i motit në Shqipëri
ATSH
Sipas Shërbimi Meteorologjik, në Shqipëri, moti sot do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë jugperëndimore si dhe vlera të larta të presionit atmosferik.
Moti parashikohet me alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera herës të dendura kryesisht në pjesën e parë të ditës dhe më pas kthjellime.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek., ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo do të fryjë me shpejtësi deri në 7-9 m/s.























