Alain Giresse flet sot për ndeshjet e qershorit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse sot do të mbajë konferencën e parë në prag të ndeshjeve të qershorit në kuadër të Ligës së Kombeve.
‘Dardanët’ sfidat e qershorit, i nisin me 2 qershor në udhëtim tek Qipro. Kombëtarja e jonë në muajin qershor do të luajë katër ndeshje, derisa sot në kampin në Hajvali, do të nisin stërvitjet para duelit me qipriotët.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka bërë më dije se sot pasdite, trajneri i Kosovës, Alain Giresse do të dalë në konferencën për medie, ku do të flasë për sfidat e ‘nxehta’ të qershorit.
“Ju njoftojmë se të premten në orën 14:00 në hotel “Emerald” do të mbahet konferenca për media e përzgjedhësit Alain Giresse në kuadër të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në UEFA Nations League”, është thënë në njoftimin e FFK-së.























