UP zë vendin e parë në garën e kibernetikës të Gardës Kombëtare të Iowas
Lajme

UP zë vendin e parë në garën e kibernetikës të Gardës Kombëtare të Iowas

Naser Mekolli /RTKlive.com

Garda Kombëtare e Iowa-s edhe Ambasada amerikane në Kosovë e kanë përgëzuar Universitetin e Prishtinës, për rezultatin e arritur, për zënien e vendit të parë në konkursin e parë ndërkombëtar kibernetik në kuadër të Universitetit Shtetëror të Iowa-s.

“Për të përmbyllur një javë plot aktivitete me partnerët tanë shtetërorë në Kosovë, dëshirojmë t'i japim një përgëzim të madh Universitetit të Prishtinës për zënien e VENDIT TË  PARË", shkruan në urimin e Gardës Kombëtare të Iowas, të publikuar në Twitter.

"Ky është konkursi i parë ndërkombëtar kibernetik i Universitetit Shtetëror të Iowa-s”, shkruan  në përgëzimin në Twitter nga Garda Kombëtare.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier përmes rrjetit social, Twitter, e ka uruar Universitetin e Prishtinës për rezultatin e arritur në Iowa.

 “Urime Universitetit të Prishtinës për përfundimin në VENDIN E PARË”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

Ekipi i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, javë më parë ka fituar garën për siguri kibernetike.

Kjo garë ishte pjesë e bashkëpunimit të Kosovës me Iowa-në, SHBA, gjegjësisht i Forcës së Sigurisë së Kosovës me Gardën Kombëtare Ajrore nga Iowa.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Lajme