Gjiganti gjerman pas yllit të Manchester Cityt
BKT
Sport

Gjiganti gjerman pas yllit të Manchester Cityt

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Bayern Munich raportohet se po e monitoron situatën e mesfushorit gjerman Ilkay Gundogan te Manchester City.

Sipas mediave gjermane, ‘Qytetarët’ nuk do t’i ofrojnë kontratë të re Gundoganit.

Mesfushori gjerman, i cili me Cityn ka edhe një vit kontratë, duket se gjatë kësaj verë, do të bëhet me klub të ri.

‘Bavarezët’ thuhet së janë të gatshëm t’i hynë garës për mesfushorin e kampionëve të Anglisë, nëse skuadra angleze vendos ta shesë lojtarin.

Ish-ylli i Borussia Dortmund ka qenë një nga lojtarët kryesor këtë sezon të garave në skuadrën e Pep Guardiolës, duke dhënë kontribut të madh në fitimin e Premier Leagues.

Gundogan krahas Bayern Munich, është në shënjestër edhe të disa skuadrave tjera evropiane.