10:06 / 27.05.2022
Kjo është oferta e radhës e Interit për Dybalan
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala është gjithnjë e më afër Interit.
Mediet italiane të premten shkruajnë së ‘Nerazzurët’ kanë bërë gati ofertën e radhës për ish-yllin e Juventusit.
Kontratë trevjeçare me pagë 7 milionë euro në sezone, kjo është oferta e fundit e internistëve për Dybalan.
Krerët e Interit tashmë janë duke menduar për ndërtimin e një skuadre të denjë për sezonin e ardhshëm.
Dybala është objektivi kryesor i fituesit të Kupës së Italisë. Drejtuesit ‘Zikaltër’ besojnë se argjentinasi është lojtar i duhur për sulmin e Interit.
Ndryshe, Dybala është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane, por siç raportohet, Interi është destinacioni më i mundshëm i reprezentuesit të Argjentinës.























